Jemi futur në javët vendimtare në elitën e futbollit kosovar Albi Mall Superligë.
Deri më tani janë zhvilluar 33 xhiro ku përveç Drenicës që ka rënë nga elita e futbollit kosovar të gjitha skuadrat janë brenda objektivave.
FFK ka publikuar edhe orarin e tre xhirove të fundit të cilat do të zhvillohen në të njëjtën kohë.
Xhiro e 34-të zhvillohet më 14 maj nga ora 15:00, xhiro e 35-të më 21 maj derisa kampionati përfundon në xhiron e 36-të me ndeshjet që luhen më 28 maj.
Drita dhe Ballkani po luftojnë për titullin e kampionit me nga 66 pikë që janë në krye.
Gjilanasit do të luajnë në udhëtim te rivali lokal Gjilani, presin Malishevën dhe përballen me Drenicën në udhëtim në ndeshjen e fundit.
Ndërkohë kampioni në fuqi Ballkani kërkon mbrojtjen e titullit në sfidat ndaj Llapit e Ferizajt në shtëpi dhe xhiron e fundit luajnë ndaj Gjilanit në udhëtim.