Orges Shehi e konfirmon telefonaten e SC Gjilanit

Orges Shehi e konfirmon telefonaten e SC Gjilanit

Pikëpyetje të shumta në horizont, në lidhje më të ardhmen e trajnerit Orges Shehi, që arriti të shpallej kampion me bardheblutë e Tiranës.

Prej javësh trajneri durrsak ka në tavolinë një ofertë shumë të mirë. “Panorama Sport” zbulon se një skuadër kosovare i ka afruar 12 mijë euro (me shumë mundësi Gjilani) që ai së bashku me stafin e tij të drejtojnë një ekip kosovar dhe të sjellin titullin kampion.

Lajmi i gazetës, në lidhje me ofertat kosovare, është konfirmuar edhe nga vetë trajneri, në një prononcim që ka dhënë për median kosovare, “KOHA.net”. Durrsaku pohon se ka pasur telefonata, por ende nuk është takuar me drejtuesit e klubeve kosovare. Gjithashtu Shehi zbuloi se para se të merrte Tiranën ka qenë afërt Ballkanit, që aktualisht drejtohet nga Ilir Daja dhe para pak ditësh u shpall kampion i Superligës së Kosovës.

“Telefonatë kam pasur, por jo takime. Me sa dijeni kam, Gjilani është klub që ka vite që është në majat e futbollit kosovar. Kampionatin e Kosovës e përcjell. Kam shumë miq në Kosovë. Kam qenë edhe afër Ballkanit para se ta merrja Tiranën”, ka thënë Shehi.

Related Articles