Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës, duke bërë thirrje që të kapen autorët.
“Dënojmë sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës dhe u bëjmë thirrje institucioneve relevante që ta hetojnë atë. Sundimi i ligjit duhet të respektohet nga të gjithë dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë, derisa mesazhet publike duhet të zbusin tensionet dhe të inkurajojnë një komunikim më të mirë”, shkruan OSBE në Twitter.
We condemn the latest attack on the @Kosovo_Police and call on relevant institutions to investigate it.
Rule of law must be respected by all and those responsible brought to justice, while public messages should defuse tensions and encourage better communication.— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) April 26, 2022
Një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës është sulmuar mëngjesin e sotëm me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.
OSBE kishte dënuar edhe sulmet e mëhershme ndaj Policisë së Kosovës me të njëjtën thirrje për kapjen e autorëve./Gazeta Enigma/