OSBE reagon pas mbylljes së zyrave serbe në Veri: Jemi gjithnjë e më të shqetësuar, ndërprerjet e shërbimeve godasin të moshuarit

OSBE reagon pas mbylljes së zyrave serbe në Veri: Jemi gjithnjë e më të shqetësuar, ndërprerjet e shërbimeve godasin të moshuarit

Misioni i OSBE-së, përmes një komunikate për media kanë thënë se janë gjithnjë e më i shqetësuar për ndikimin në nivel njerëzor që ka mbyllja e fundit e zyrave paralele ku serbët lokalë kanë marrë shërbimet për kujdes shëndetësor, pagesa pensionesh, materiale shkollore e përkrahje sociale.

“Ndërprerjet e këtyre shërbimeve godasin në mënyrë proporcionale më rëndë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me alternativa të kufizuara”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

OSBE në reagim thekson se çdo masë që ndikon në shërbimet publike duhet të sigurojë akses të pandërprerë për të gjitha komunitetet, ndërsa mosmarrëveshjet duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe me konsultime kuptimplote lokale.

“Misioni do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër si pjesë e mandatit të tij të paralajmërimit të hershëm dhe mbështetjes për komunitete elastike dhe gjithëpërfshirëse.”, thuhet ne reagim.

Related Articles