Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, me ç’rast ka rikujtuar gjithë sakrificat e shqiptarëve ndër vite, raporton Gazeta Enigma.
Ajo thotë se kjo datë nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë dhe krenarë.
“28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë. 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari”, theksoi Osmani.
“Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”, shtoi ajo.