Osmani bën thirrje për veprime të shpejta: Serbia po mban pengje në kufi, njeriu përgjegjës është Vuçiqi

Osmani bën thirrje për veprime të shpejta: Serbia po mban pengje në kufi, njeriu përgjegjës është Vuçiqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi autoritetet serbe kanë ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë.

Osmani ka thënë se Serbia po hakmerret pas votimit të mbrëmshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës dhe personi përgjegjës për këtë është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ajo i ka bërë thirrje partnerëve të Kosovës për veprim të shpejtë.

“Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Këshillit të Evropës në APKE, duke mbajtur shumë pengje në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”.

Related Articles