Presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci po qëndrojnë në Doha të Katarit, ku po marrin pjesë në Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike.
“Në Doha, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituam Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
“Kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve më të reja inovative dhe mbulon të gjitha fushat e sigurisë publike dhe industriale”, shtoi Osmani. /Gazeta Enigma