Osmani diskuton me institucionet për Komisionin Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale

Osmani diskuton me institucionet për Komisionin Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues nga institucione dhe organizata që merren me zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për të diskutuar themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale.

Në njoftim të presidencës bëhet e ditur se Osmani ka pritur në takim përfaqësues nga institucione dhe disa organizata të angazhuara në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku u diskutua për përgatitjet e Zyrës së Presidentes lidhur me themelimin dhe funksionalizimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale, që buron nga Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale e Republikës së Kosovës.

“Të pranishmit përsëritën kërkesën për miratimin e Projektligjit për Persona të Zhdukur, në mënyrë që nevojat e familjarëve të të zhdukurve të adresohen. Njëherit, konfirmuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Presidentes për themelimin dhe funksionalizimin e Komisionit Presidencial”, thuhet tutje në njoftim.

E para e shtetit shprehu mirënjohjen për angazhimin e të pranishmëve në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, dhe riafirmoi përkrahjen e saj në këtë proces të rëndësishëm.

Related Articles