Presidentja Vjosa Osmani të enjten ka publikuar letrën që ka pranuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, me ç’rast e ka falënderuar Trump për përkrahjen dhe fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën, raporton Gazeta Enigma.
“Faleminderit Presidentit Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën”, tha ajo.
Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses.
“Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë.”