Në përfundim të ceremonisë së ndarjes së medaljes presidenciale familjarëve të aktivistëve të VV-së, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, presidentja Vjosa Osmani, nuk i ka komentuar deklaratat e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut.
Osmani është pyetur nga gazetarja në lidhje me deklaratat e bashkëshortit të saj, derisa presidentja ishte përgjigjur shkurt.
“Jemi në takim, është tepër jo korrekte në raport me familjet”, ka theksuar Osmani.
Ndër të tjera, Osmani ka bërë të ditur se për këtë çështje ajo do të përgjigjet në intervista të tjera.
Pas kësaj sigurimi i presidentes ka tendtuar t’i nxjerr nga salla gazetarët, mirëpo Osmani reagoi duke i bërë thirrje që të mos i prekë ata.
Në takimin ku Osmani ka ndarë medalje presidenciale familjarëve të Mon Balaj dhe Arben Xheladini prezent ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. /Gazeta Enigma/.