Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Emmanuel Macron për fitoren e tij, si president i Francës edhe për një mandat.
Ajo ka thënë se pret me padurim të punojë sërish me Macron në thellimin e marrëdhënieve me Kosovë-Francë.
“Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe”.
“Mbështetja e Francës për Kosovën është kyçe për rrugën tonë të fortë euroatlantike”,ka shkruar Osmani në rrjetin social Twitter./Gazeta Enigma/