Osmani: Egot individuale bllokonin procese jetike për Kosovën

Osmani: Egot individuale bllokonin procese jetike për Kosovën

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se egot individuale kanë bllokuar procese jetike për vendin.

Ajo gjithashtu u shpreh se kjo ka ndodhur pa asnjë nevojë, siç edhe nuk kishte nevojë, sipas saj, të shkohet në zgjedhje.

“Këto egot individuale, qesharake do të thoja, bllokonin procese jetike për Republikën e Kosovës, pa asnjë nevojë”.

“Sikurse që po shkojmë në zgjedhje pa asnjë nevojë, sikurse që Kosova që ka pasur mundësi që ka ketë presidentin. Këto natyrisht se e kanë dëmtuar Kosovën”, u shpreh Osmani.

Related Articles