Osmani: Fokus i këtij viti ka qenë ruajtja dhe garantimi i sigurisë, shkak agresioni i Serbisë

Osmani: Fokus i këtij viti ka qenë ruajtja dhe garantimi i sigurisë, shkak agresioni i Serbisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se këtë vit ka qenë në fokus ruajtja dhe garantimi i sigurisë në vend.

Në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Osmani tha se kjo ka ndodhur për shkak të agresionit të Serbisë.

“Viti përpara kërkon koordinim të vazhdueshëm institucional dhe veprime të mëtejme konkrete me qëllim të arritjes së objektivave dhe shënimit të sukseseve të fusha të ndryshme të cilat ua kemi borxh qytetarëve tanë”, tha ajo.

Presidentja Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të respektojnë rregullat që kanë të bëjnë më liberalizimin e vizave që do të jenë nga 1 janari i viti 2024.

Ajo ka thënë se Kosova ka pasur arritje në këtë vit, duke përmendur rangimin në disa fusha. Po ashtu ka përmendur edhe aplikimin në Këshill të Evropës dhe kalimin në fazën e parë në këtë rast. E para e endnit tha se dhe aplikimi për statusin e kandidatit për BE.

Related Articles