Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.
Ajo, para mediave ndërkombëtare në takimin mes përfaqësuesve të Bashkimi Evropian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se nëse kosovarët i marrin vizat kjo është një drejtësi e madhe për ata.
“Ne sigurisht shpresojmë, megjithatë nuk dua t’i rris pritshmëritë në këtë moment kohor. Sepse ky proces nuk është më në duart tona. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket liberalizimit të vizave vite më parë”.
“Ne u jemi përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shteteve anëtare dhe tani është koha që shtetet anëtare të mbështesin vërtet këtë proces. Sepse kjo është një drejtësi e madhe ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë Osmani.