Osmani informohet nga Sveçla për situatën në veri

Osmani informohet nga Sveçla për situatën në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Gjatë këtij takimi Osmani u informua nga Sveçla, për situatën e sigurisë në veriun e vendit.

“Ministri Sveçla ka njoftuar Presidenten Osmani për hapat e ndërmarra për sa i përket sigurisë publike dhe mbarëvajtjes se funksionimit të institucioneve ligjzbatuese në veri të vendit”, njofton Zyra e Presidentës.

Ndërkaq Osmani është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.

“Presidentja Osmani ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Osmani informohet lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ministri Sveçla ka njoftuar Presidenten Osmani për hapat e ndërmarra për sa i përket sigurisë publike dhe mbarëvajtjes se funksionimit të institucioneve ligjzbatuese në veri të vendit.

Presidentja Osmani ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Related Articles