Osmani: Investimi në arsim, prioritet i vazhdueshëm

Osmani: Investimi në arsim, prioritet i vazhdueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim themeluesin e Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF), Dale Pfeiffer dhe bashkë-kryesuesen e fondit, Jeta Zagraxha.

Osmani ka falënderuar Pfeiffer për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës ndër vite që nga koha ku ka qenë në krye të zyrës së USAID-it.

“Në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në fuqizimin e sferës së arsimit. Investimi në arsim, sipas Presidentes Osmani është prioritet i vazhdueshëm. Sipas saj, arsimi duhet të shndërrohet në shtyllë të zhvillimit dhe punësimit”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë kontekst, Osmani ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen në sektorin e arsimit nëpërmjet USAID-it dhe programeve të tjera.

Që nga themelimi i KAEF-it, mbi 100 studentë kanë ndjekur studimet e tyre të masterit në Shtetet e Bashkuara përmes bursës. 

Related Articles