Osmani iu thotë veteranëve se do ta analizojë Ligjin për Pagë Minimale sapo të vie në presidencë

Osmani iu thotë veteranëve se do ta analizojë Ligjin për Pagë Minimale sapo të vie në presidencë

Zyra e Presidencës ka dalë me komunikatë lidhur me takimin që Osmani ka mbajtur sot me përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta për përjashtimin e tyre nga Ligji për pagën minimale.

Në komunikatë thuhet se Osmani i ka njoftuar ata se Ligji për pagën minimale ndodhet ende në kuvend dhe kur të vjen në Presidencë do të trajtohet nga ekspertët ligjorë.

“Sipas Presidentes Osmani, ky Ligj do të analizohet nga Zyra e Presidentes dhe më pas do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore të Presidentes dhe duke pasur parasysh rëndësinë e trajtimit të dinjitetshëm të këtyre kategorive.”

Poashtu, në komunikatë thuhet se në këtë takim, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, prezantuan edhe disa nga sfidat me të cilat përballen këto kategori dhe se pati dakordim të vazhdohet komunikimi për trajtimin e tyre.

Komunikata e plotë:

Presidentja Osmani priti në takim një delegacion nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së: Organizatën e Veteranëve, Shoqatën e Invalidëve dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, të cilët i adresuan shqetësimet e tyre në raport me përmbajtjen e Ligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, që u miratua javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Në takim me përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Presidentja Osmani i ka njoftuar ata se Ligji për Pagën Minimale ende ndodhet në Kuvend dhe sapo të vjen në Presidencë do të trajtohet nga ana e ekspertëve ligjorë në Presidencë dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese të institucionit të Presidencës.

Sipas Presidentes Osmani, ky Ligj do të analizohet nga Zyra e Presidentes dhe më pas do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore të Presidentes dhe duke pasur parasysh rëndësinë e trajtimit të dinjitetshëm të këtyre kategorive.

Në këtë takim, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, prezantuan edhe disa nga sfidat me të cilat përballen këto kategori dhe u dakorduan ta vazhdojnë komunikimin për trajtimin e tyre.

Related Articles