Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar sërish pas takimit inaugures të Bordit të Paqes.
Osmani tha se Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane.
“Faleminderit, President Trump!”, deklaroi Osmani.
Gjatë fjalimit të tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, përmendi Kosovën dhe Serbinë, ku pati edhe porosi për presidenten Osmani.
“Si një shembull e kemi Kosovën dhe Serbinë. Unë e përfundova këtë. Nëse dikush nga ju jeni këtu ju lutem ngrihuni në këmbë, Kosova e Serbia. Çfarë pune keni bërë ju faleminderit shumë. E çmoj shumë, është kaq mirë. Dhe ju po merreni vesh. E kur ndodh kjo Ju më thirrni dhe ne do ta zgjidhim”, ishte porosia e Trumpit.
