Osmani: Krenare me ushtarët tanë në Kuvajt

Osmani: Krenare me ushtarët tanë në Kuvajt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, është ndjerë krenare me angazhimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt.

Përmes një statusi  në Facebook, ka shkruar se ushtarët e Kosovës po e lartësojnë flamurin shtetëror dhe se për këtë arritje një falënderim i veçantë u ka bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt. Falënderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Iowas”, ka shkruar Osmani – Sadriu. /Gazeta Enigma/

Postimi i plotë i Osmanit:

Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt. Kosova do…Posted by Vjosa Osmani on Saturday, May 8, 2021

Related Articles