Osmani përkujton Holokaustin: Në kohët më të errëta për hebrenjtë, shqiptarët hapën dyert e tyre

Osmani përkujton Holokaustin: Në kohët më të errëta për hebrenjtë, shqiptarët hapën dyert e tyre

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, tha se në kohët më të errëta për hebrenjtë shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.

Sipas Osmanit, përkujtimi i holokaustit është obligim njerëzor i secilit.

•Nëse shkalla e infeksionit në mesin e personelit të shkollës është e tillë që mungesat nga puna pamundësojnë organizimin e procesit mësimor me prezencë fizike.

 “Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më.

Ndër të tjera, Osmani shton se në këtë ditë duhet të nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre.

“Në kujtim të kësaj dite jemi fuqimisht të vendosur kundër urrejtjes e diskriminimit dhe vazhdojmë përkushtimin tonë për promovimin e mesazhit: Holokausti, kurrë më!”, shkruan Osmani. /Gazeta Enigma/.

Related Articles