Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, , Kolokiumi M100 Sanssouci.
Përmes një komunikate për media njoftohet edhe se kjo konferencë është mbajtur në Potsdam të Gjermanisë, shkruan lajmi.net.
Po ashtu njoftohet edhe se Osmani ka deklaruar se avancimi i rrugës euro-atlantike të Kosovës është i rëndësisë gjeostrategjike dhe se liberalizimi i vizave forcon kredibilitetin e Bashkimit Evropian.
“Presidentja Osmani: Avan cimi i rrugës euro-atlantike të Kosovës është i rëndësisë gjeostrategjike, liberalizimi i vizave forcon kredibilitetin e BE-së. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci që u mbajt në Potsdam të Gjermanisë”, thuhet në komunikatë.
Postimi: