Osmani: Liria mban edhe emrat e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut

Osmani: Liria mban edhe emrat e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me kryekuvendarin Glauk Konjufca u pritën sot nga e bija e heroit Jusuf Gërvalla, Zv.kryeministrja Donika Gërvalla, në Dubovik, ku nderuam kujtimin për shenjat e shenjta, të cilët përbëjnë fillet e luftës sonë për çlirim kombëtar.

“Së bashku me Kryetarin Konjufca, u pritëm sot nga e bija e heroit Jusuf Gërvalla, Zv.kryeministrja Donika Gërvalla, në votrën e tyre, në Dubovik, ku nderuam kujtimin për shenjat e shenjta, të cilët përbëjnë fillet e luftës sonë për çlirim kombëtar. Liria mbanë edhe emrat e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, kurse ne mbajmë të skalitur emrat e tyre jo vetëm në kujtesë, por edhe si referencë se si një jetë e tërë vihet në shërbim të atdheut”.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë që Jusuf Gërvalla ishte jo vetëm “një zë i veçantë në letërsi, gazetari e muzikë, por mbi të gjitha zëri i të vërtetës dhe lirisë sonë”.

“Jusufi ishte jo vetëm një zë i veçantë në letërsi, gazetari e muzikë, por mbi të gjitha zëri i të vërtetës dhe lirisë sonë! Ai lindi artist, veproi si patriot e vdiq si hero. Gërshetimi i këtyre tri tipareve e shndërroi Jusufin në një personalitet poliedrik, një ikonë të kohës, një patriot që ëndrrën për liri e projektoi herët”, ka shkruar ajo.

May be an image of 4 people, people sitting and outdoors

Related Articles