Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashkë me krerët e institucioneve, Glauk Konjufcën, kryetar i Kuvendit dhe kryeministrin Albin Kurtin, vendosën kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin e shënimit të 22- vjetorit të Ditës së Paqes, raporton Gazeta “Enigma”.
Në fjalën e saj për media, Osmani tha se NATO dhe lufta e UÇK-së, ishin akterët kryesorë të lirisë së Kosovës.
“Lufta e UÇK-së, mbështetja e NATO-s dhe sakrifica mbinjerëzore ishin faktorët kryesorë të lirisë së shtetit tonë, andaj në një datë të shënuar si kjo, doemos se duhet t’i kujtojmë të gjithë ata që kontribuan”, tha ndër të tjera Osmani./Gazeta Enigma/