Osmani në darkën e Kongresit Amerikan: Falë NATO-s fëmijët e Kosovës flenë të sigurt

Osmani në darkën e Kongresit Amerikan: Falë NATO-s fëmijët e Kosovës flenë të sigurt


Presidentja Vjosa Osmani, po qëndron në SHBA me ftesë të Kongresit Amerikan me ç’rast ka mbajtur një fjalim në darkën e organizuar nga ky kongres dhe Asambleja Parlamentare e NATO-s.

Në adresimin e saj para udhëheqësve të lartë të Kongresit dhe përfaqësuesve të vendeve anëtare të NATO-s, Osmani theksoi se paqja nuk trashëgohet, por ndërtohet, mirëmbahet dhe mbrohet vazhdimisht.

“Sot përfaqësoj një Kosovë të lirë dhe sovrane, një tokë që dikur ishte e shkatërruar nga lufta, por që sot flet me gjuhën e paqes, shpresës dhe mirënjohjes. Ushtarët amerikanë dhe aleatët e NATO-s erdhën në Kosovë jo për lavdi, por sepse besonin në të drejtën themelore të çdo njeriu për të jetuar i lirë nga shtypja”, tha e para e vendit.

“Në momentet më të brishta, ata nuk na ofruan strehë vetëm për shtëpitë tona, por edhe për ëndrrat tona. Falë tyre, fëmijët e Kosovës më në fund flenë të sigurt. Falë tyre, një shtet u ngrit nga hiri”.

Në këtë kontekst, presidentja tha se ushtarët amerikanë që erdhën me uniformë dhe qëndruan me vendosmëri, gjithmonë do ta kenë një shtëpi në Kosovë.

Related Articles