Në Zvicër është mbajtur Samiti i Paqës për Ukraninën.
Pjesmarrëse në këtë samit ishte edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani.
Gjatë fjalimi të saj, Osmani tha se Kosovës i kujtohet vuajtja e tmerrshme që sjell lufta derisa shtoi se ajo beson se Ukrania do t’ia dal mbanë.
“Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës u ka kujtuar të gjithëve në vendin tim dy gjëra, e para vuajtjen e tmerrshme që lufta sjell, dhe e dyta që tani është radha jonë që të japim”, tha presidentja Osmani. /Gazeta Enigma
Osmani në Samitin e Paqes: Kosova kujton vuajtjet e luftës, Ukraina do t’ia dalë
