Osmani në takim me ambasadorin, flasin për procesin e liberalizimit të vizave dhe mbështetjen e Kosovës

Osmani në takim me ambasadorin, flasin për procesin e liberalizimit të vizave dhe mbështetjen e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin hungarez, Jozsef Bencze, me të cilin ka biseduar për situatën me pandeminë.

Osmani në këtë takim ka theksuar se sigurimi i vaksinave është primar për të gjitha institucionet.

Ndër të tjera, ambasadori Bencze, ka konfirmuar mbështetjen e Kosovës në rrugën euro-atlantike, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Osmani ka kërkuar nga ambasadori hungarez që shteti i tij të rritë numrin e bursave për studentët kosovarë që duan të studiojnë në Hungari.

“Zonja Osmani potencoi edhe bashkëpunimin në fushën e arsimit me shtetin hungarez, me fokus në rritjen e numrit të bursave për studentët tanë për t`i ndjekur studimet në Hungari”, thuhet në njoftim.

Në diskutimin për bashkëpunimin në të ardhmen, kjo zyrë njofton se Osmani ka premtuar se do të mbështesë qeverinë e vendit në të gjitha nismat dhe projektet e përbashkëta me Hungarinë.

Related Articles