Osmani nga Lituania: Presidenti Nauseda e përkrah anëtarësimin e Kosovës në KE

Osmani nga Lituania: Presidenti Nauseda e përkrah anëtarësimin e Kosovës në KE

Presidentja Vjosa Osmani ka folur në një konferencë për media nga Lituania së bashku me presidentin lituanez Gitanas Nausėda e ka falënderuar atë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

“Mendoj se ju pajtoheni se këto vlera janë të kërcënuara nga Rusia jo vetëm në Ukrainë por edhe më gjerë. Udhëkryqi ku gjendemi do ta definojë Evropën për vitet e ardhshme.. Zotëri President, sot, gjatë takimit kemi diskutuar për për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe NATO-s e BE-së dhe ju falënderoj për përkrahjen që na keni dhënë, si dhe për shtetndërtimin e Kosovës ne jemi falënderues”, ka thënë Osmani.

Ajo është shprehur se Kosova ka qëndruar përkrah shteteve perëndimore në sanksionet ndaj Rusisë për dallim nga Serbia e cila është shteti i vetëm në Evropë që s’ka vënë sanksione ndaj Rusisë.

“Si një ish-refugjate dhe presidente e popullit që ka qenë pothuajse tërësisht i zhvendosur nga shtëpitë e tyre solidarizohemi me popullin e Ukrainës. Lufta në Kosovë ka qenë dy dekada më parë dhe plagët tona janë ende të hapura, ne e kuptojmë dhimbjen e Ukrainës dhe Kosova qëndron me perëndimin në sanksionet ndaj Rusisë. Fatkeqësisht Serbia qëndron përkrah Rusisë si shteti i vetëm në Evropë që s’ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe i përkrahë satelitët e saj destabilizues në rajon”, tha Osmani. / Gazeta Enigma.

Related Articles