Presidentja Vjosa Osmani është duke mbajtur një ligjëratë në Institutin Austriak për Politika Evropiane dhe Siguri.
Ajo aty është duke folur për sukseset e Kosovës, si rritja e performancës për sundimin e rendit dhe ligjit si dhe synimin e paepur në rrugën evropiane.
Ndër të tjera Osmani ka folur edhe për marrëveshjen e arritur me Serbinë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
“Paraqet një momentum të ri për Kosovën. Ka marrëveshje në mes të dy palëve të barabarta, që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial. E bardha në të zezë thotë që marrëveshja është obligative – që Serbia nuk do ta pengojë Kosovës të anëtarësohen në asnjë organizatë ndërkombëtare”, është shprehur Osmani.
“Kjo marrëveshje paraqet obligime ligjore, ndonëse disa mund të thonë jo, ose se nuk ka nënshkrim. Bashkimi Evropian është angazhuar që ta bëjë ligjore”.
“Ka momentum të ri për njohjet ndërkombëtare dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thirret në atë së në Ohër nuk kanë nënshkruar, duke pretenduar që marrëveshjen ta bëjë joobliguese.