Osmani nis takimin me liderët e partive

Osmani nis takimin me liderët e partive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nisur të enjten një takim me liderët partiakë dhe sipas raportimeve të disa mediave lokale tema kryesore ka të bëjë me datën e zgjedhjeve të reja.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë pak para nisjes së takimit se partia e tij preferon datën 21 dhjetor për mbajtje të zgjedhjeve të reja.

Ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka përmendur dy data: 21 dhjetor ose 11 janar.

Më vonë janë parë duke hyrë në ndërtesën e takimit edhe liderët tjerë partiakë.

Related Articles