Osmani nis takimin me liderët politikë

Osmani nis takimin me liderët politikë

Ka nisur takimi mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani me liderët e partive politike pas dështimit për të disatën herë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim po marrin pjesë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, ky takim vjen pas shprehjes së gatishmërisë së Presidentes Osmani për të pritur liderët e të gjitha partive politike në një takim gjithëpërfshirës, nëse ata e konsiderojnë të nevojshëm një angazhim të tillë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, kështu ishte bërë e ditur para disa ditësh nga zyra e Presidentes./

Related Articles