Presidentja Vjosa Osmani e ka mirëpritur lajmin për blerjen e 1.2 milion vaksinave anti-COVID të kompanisë amerikane Pfizer.
Osmani, përmes një reagimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’ ka thënë se kjo sasi e vaksinave është e mjaftueshme që të fillohet vaksinimi masiv në qytetarët.
“Sot, Kosova arriti marrëveshje me Pfizer për mbi 1 milion e 213 mijë vaksina. Përkundër sfidave fillestare, pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve të Kosovës, do të kemi sasi të mjaftueshme të vaksinave për të filluar vaksinimin masiv të qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo.
Përgjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se Kosova ka arritur të sigurojë 1.2 milion vaksina, të cilat do vijnë deri në fund të këtij viti.
Postimi i plotë: