Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Enigma.
Presidentja Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur që të forcojnë edhe më tej marrëdhëniet politike, ushtarake dhe ekonomike me SHBA-në.
Ajo ka shtuar se marrëdhëniet me SHBA-ta jenë ekzistenciale dhe strategjike.
“Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t`i forcuar mëtej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherëood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden.
Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike!”, ka shkruar presidentja e Osmani në Facebook./GazetaEnigma/