Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch.
Ajo tha se Risch, shfaq gjithmonë gatishmëri për të kuptuar më shumë për Kosovën dhe për të parë mundësitë për të bashkëpunuar më mirë.
“Në takimin tonë të përbashkët në kuadër të Samitit të EPC-së, i shpreha mirënjohjen për partneritetin dhe mbështetjen, duke ritheksuar rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me ç’rast potencova në veçanti anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, tha Osmani.