Osmani pas takimit me Merz: Pres më padurim të forcojmë partneritetin Kosovë-Gjermani

Osmani pas takimit me Merz: Pres më padurim të forcojmë partneritetin Kosovë-Gjermani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Takimi zuri vend në Tiranë, aty ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.

Pasi shkëmbyen qëndrime dhe analiza rreth tema të caktuara, Osmani u shpreh se mezi pret të punojë me kancelarin Merz për të forcuar partneritetin Kosovë-Gjermani.

“Gjermania ka qëndruar prej kohësh pranë Kosovës, si një mik, një partner dhe një aleat i palëkundur.

Ishte kënaqësi të takoja kancelarin Friedrich Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së.

Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë ndërsa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane” shkroi Osmani.

Related Articles