Osmani pas takimit me Spiropalin: Kosova dhe Shqipëria më të forta kur veprojnë bashkë – marrëdhënie e pazëvendësueshme

Osmani pas takimit me Spiropalin: Kosova dhe Shqipëria më të forta kur veprojnë bashkë – marrëdhënie e pazëvendësueshme

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropalin, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.

Pas takimit, Osmani ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë jo vetëm vëllazërore, por edhe strategjike, të natyrshme dhe të pazëvendësueshme.

Sipas Osmanit, Kosova dhe Shqipëria mbeten më të forta kur veprojnë së bashku.

“Sot pata kënaqësinë ta pres në takim Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.  E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Kosovën dhe riafirmova se marrëdhëniet tona janë jo vetëm vëllazërore, por edhe strategjike, të natyrshme dhe të pazëvendësueshme. Kosova dhe Shqipëria mbeten më të forta kur veprojnë së bashku për interesat tona shtetërore, për paqen dhe për një të ardhme më të sigurt në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani.

Spiropali është takuar sot edhe me Kryediplomatin Glauk Konjufca, Kryeministrin Albin Kurti dhe Kryeparlamentaren Albulena Haxhiu.

Related Articles