Osmani pas takimit me Von der Leyen: Kosova është gati të ecë përpara drejt BE-së

Osmani pas takimit me Von der Leyen: Kosova është gati të ecë përpara drejt BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se me Von der Leyen ka diskutuar për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, për rëndësinë e heqjes së masave të vendosura ndaj Kosovës dhe për hapat e ardhshëm në procesin e integrimit evropian,

“Kosova është gati të ecë përpara me përkushtim, me reforma të suksesshme dhe me besim të palëkundur në të ardhmen evropiane. Mbështetja e Komisionit Evropian për Kosovën në këtë proces mbetet thelbësore”, ka shkruar Osmani.

Postimi:

Related Articles