Osmani pas takimit me Zv. Sekretarin e Shtetit: Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara

Osmani pas takimit me Zv. Sekretarin e Shtetit: Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara

Presidentja Vjosa Osmani ka falemnderuar Zv. Sekretar i Shtetit, Christopher Landau, për mikpritjen dhe diskutimin, raporton Gazeta Enigma.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur në Washington D.C., Zv. Sekretar i Shtetit, Christopher Landau”, shkroi Osmani.

“Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, shkroi ajo krahas fotove nga takimi. / Gazeta Enigma.

Related Articles