Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, për ndër të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, ka thënë se foli për unifikim dhe bashkim politik “para atyre që duan ta minojnë shtetin e Kosovës”.
Osmani kërkoi nga spektri politik që interesi i shtetit të dominojë. Ndërsa tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e NATO-s.
“Këto sfida na kanë bërë që të përplasemi për brenda, pasi kemi pikëpamje të ndryshme. Si gjithnjë do të jemi një të bashkëndjejmë. Prandaj pavarësisht dallimeve në pikëpamje politike, spektri politik do të dominojë në interes të vendit. Ne jemi fuqishëm në anën e aleatëve tanë, vendet e Ballkanit Perëndimor, ato që janë demokratike sa më shpejtë të anëtarësohen në NATO. Prandaj le të punojmë bashkë edhe pa reshtur që shtetin dhe Republikën e Kosovës ta forcojmë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, Zoti i bekoftë qytetarët e Kosovës”, tha Osmani.