Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e Papa Françeskut, me ç’rast ka theksuar se “populli i Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij”, raporton Gazeta Enigma.
“Papa Françeskut – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë”, deklaroi Osmani.
Ajo theksoi se trashëgimia e Papa Françeskut, do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku.
“Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, theksoi e para e shtetit të Kosovës. / Gazeta Enigma.