Sot është bërë një vit që kur Vjosa Osmani mori detyrën si Presidente e Kosovës për të qeverisur vendin.
Përmes një konference për media, Osmani tha se këtë detyrë e mori si rezultat i besimit të qytetarëve dhe deputetëve të Kosovës. Derisa, presidentja është shprehur falënderuese ndaj tyre për besimin e dhënë që të jetë përfaqësuese e vendit
“Viti i kaluar po aq sa ka qenë i veçantë është karakterizuar edhe nga shumë sfida lokale e globale. Pandemia, kriza energjetike dhe zhvillimet e fundit në kontinentin evropian. Kosova është sot një kontribuuese aktive dhe një anëtare e respektuar e komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Osmani.
Osmani shprehet se ka punuar në politikën e jashtme për të siguruar që të perfaqësohet me dinjitet dhe krenari në çdo cep të botës.
“Jam angazhuar që zëri ynë të dëgjohet edhe te vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë tonë”, shprehet Osmani, duke shtuar se po punohet edhe për avancimin e rruges drejt integrimit euro-atlantik
“Shteti i së drejtës është përkushtimi im i vazhdueshëm me qëllim që ta rrënjosim atë në të gjithë vendin. Në këtë frymë kamë punuar secilën herë kur kam marrë një vendim , kur kam bërë një emërim dhe kjo ka jehuar në çdo deklarim e takim timin”, ka thënë Osmani.
Osmani thotë se gjatë punës së saj një vjeçare është angazhuar edhe në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, ndërgjegjësimin dhe adresimin e sfidave me të cilat përballen fëmijët me nevojat e veçanta dhe rritjen e vetëdijes mbi kërcënimet që i kanosen shëndetit tonë nga shkatërrimi i ambientit.
“Pres të punojmë drejt arritjeve të sukseseve të reja. Do të vazhdoj të punoj për të udhëhequr politikën e jashtme dhe për t;i treguar botës që Kosova është më shumë se sa dinamikat e përditshme politike dhe që është një vend paqedashës”, thotë Osmani në fund të adresimit të saj. /Gazeta Enigma/.