Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me shpërthimin që ka dëmtuar kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Osmani shtoi se bandat kriminale kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.
Postimi i plotë i Osmanit në Facebook:
“Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.
Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike.
I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë. Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e po ashtu për hetim të ketij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë.