Presidentja Vjosa Osmani ka folur në lidhje me takimin që do të mbahet të enjten me liderët e partive politike, në lidhje me zhbllokimin e situatës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas Osmanit, Kosova ka nevojë për Kuvend sepse ligje e marrëveshje presin të ratifikohen, pa të cilat Kosova pëson.
“Unë i falënderoj liderët e politikës që janë përgjigjur pozitivisht, kjo është vetëm fillimi i një serie takimesh. Do të vazhdojmë varësisht nga diskutimet nesër, do të vazhdojmë qoftë në atë format, qoftë në tjera, qoftë një nga një me liderët e partive dhe si Presidencë jemi në zbatim në detyra kushtetuese. Neni 84 e përcakton që Presidenca garanton funksionimin kushtetues të institucioneve. Moskonstuituimi i Kuvendit rrezikon pikërisht funksionimin kushtetues të institucioneve, për çka edhe i kam ftuar liderët. Nuk dua t paragjykoj tash për rezultatet, por shpresoj që të vendoset parësore interesi i vendit. Kosova ka nevojë sa më parë për Kuvend. Ka shumë marrëveshje e ligje që nëse nuk ratifikohen pëson Kosova.” – ka thënë Osmani
Tutje, ajo ka folur edhe për pasojat e mungesës së Kuvendit dhe institucioneve, që dalin nga ai.
“Ka dy pasoja: mungesa e Parlamentin nënkupton mungesë ratifikimi të marrëveshjeve ndërkombëtare nga të cilat kanë benefit qytetarët, fuqizohet shteti ynë, nuk mund të miratohen ligje kur nuk ka parlament. Dëmi i dytë është dëmi i imazhit. Sa më gjatë që shkon me moskonstituimin e institucioneve, dëmtohet edhe imazhi i institucioneve edhe besueshmëria e qytetarëve në institucione. Po flas për institucione, jo për individ. Por edhe imazhi ynë ndërkombëtarisht dëmtohet”.