Osmani për vizitën në Katar: Forcimi i aleancave ekzistuese mbetet qëllim strategjik i politikës sonë të jashtme

Osmani për vizitën në Katar: Forcimi i aleancave ekzistuese mbetet qëllim strategjik i politikës sonë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përfundim të vizitës në Katar, ka thënë se forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja mbetet qëllim strategjik i politikës sonë të jashtme.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, thotë se ndjehet e lumtur që kjo ishte mundësi e shkëlqyer për ta vënë Kosovën në hartën ndërkombëtare të diskutimeve për sfidat aktuale globale, si faktor i dëshmuar për paqe dhe stabilitet.

“Kosova mund të jetë një vend i vogël në sipërfaqe, por zëri ynë është i fuqishëm dhe historia jonë është e rëndësishme për t’u dëgjuar në çdo cep të botës”, ka shkruar Osmnai.

“Përgjatë vizitës, pata mundësi që t’i takoj udhëheqësit e shtetit të Katarit, përfaqësues të shteteve njohëse e jonjohëse, miq të Kosovës dhe shtete me të cilat po punojmë t’i intensifikojmë raportet ndërshtetërore. Në fjalimin përmbyllës në Forumin e Dohas, para qindra pjesëmarrësve nga e gjithë bota, kam paraqitur perspektivën e Kosovës lidhur me zhvillimet e fundit globale” tha ajo.

Ajo më tej ka thënë se gjatë vizitës ka takuar përfaqësues të komunitetit të biznesit të cilëve ua ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për thellim të bashkëpunimit në fushat me pontencial për investim në Kosovë, Fondacionin e Katarit si dhe institute nga vende të ndryshme.

“Asnjë vizitë nuk është e plotë pa diskutime me komunitetin akademik dhe me bashkatdhetarët tanë, prandaj kisha kënaqësinë që t’u drejtohem edhe qindra studiuesve si dhe të bashkëbisedoj me shqiptarët që punojnë e veprojnë në Katar”, ka shkruar Osmani

Related Articles