Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar komunën e Istogut në kuadër të ciklit të vizitave nëpër komunat e Kosovës.
Në një konferencë për media ajo ka folur edhe për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, raporton Klan Kosova.
Ajo ka theksuar se janë dy mundësi për t’i çuar këto komuna në zgjedhje të parakohshme. Sipas saj, njëra është që kryetarët aktualë të japin dorëheqje dhe tjetra është që qytetarët përmes peticionit të kërkojnë largimin e tyre.