Osmani: Policia e Kosovës ka dëshmuar se nuk ka kërcënim që mund ta lëkundë besnikërinë ndaj Republikës

Osmani: Policia e Kosovës ka dëshmuar se nuk ka kërcënim që mund ta lëkundë besnikërinë ndaj Republikës

Në ceremoninë e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lart rolin, guximin dhe përkushtimin e kësaj force që nga themelimi e deri më sot.

Osmani ka thënë se që nga themelimi e deri më sot, Policia e Kosovës ka dëshmuar se nuk ka rrethanë, nuk ka krizë dhe nuk ka kërcënim që mund ta lëkund besnikërinë ndaj Republikës.

“Sot ne kremtojmë historinë e policisë, e cila është histori e kurajos, përkushtimit dhe përballjes me sfidat që ka kaluar dhe kalon çdo ditë shteti ynë. Policia e Kosovës është ndër shtyllat më të forta të stabilitetit dhe integritetit tonë territorial.

Nga ditët e para të themelimit deri më sot keni dëshmuar se nuk ka rrethanë, nuk ka krizë dhe nuk ka kërcënim që mund ta lëkund besnikërinë tuaj ndaj Republikës’

‘‘Sidomos, gjatë viteve të fundit, në periudha të ndjeshme, veçanërisht në veri të vendit, ju keni treguar profesionalizëm, guxim të pashoq dhe duke garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve tanë pa dallim. Ky përkushtim nuk është vetëm detyrë ligjore, por mbi të gjitha është akt atdhetarie, sepse çdo uniformë e Policisë e Kosovës është shërbim, është simbol i rendit ligjit dhe dinjitetit tonë shtetëror’’, ka thënë Osmani.

Related Articles