Osmani pret sot partitë politike në takim për zgjedhjet lokale

Osmani pret sot partitë politike në takim për zgjedhjet lokale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që sot t’i takojë përfaqësuesit e subjekteve politike për zhvillimin e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina ka deklaruar dje se në bazë të kompetencave kushtetuese, presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjeherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, tha Kupina.

Takimi i presidentes Osmani me përfaqësuesit e partive politike do të mbahet në ora 14:00./GazetaEnigma/

Related Articles