Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot është pritur nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi.
“Isha e nderuar të pritem në takim sot nga Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ajo.
Tutje Osmani tha që me Pelosin biseduan për raportet e veçanta mes Kosovës dhe SHBA-ve, si dhe për mënyrat se si mund të avancohen këto raporte edhe më shumë.
“E kam njoftuar kryetaren Pelosi për sukseset e Kosovës si një demokraci e konsoliduar si dhe për reformat që po ndërmarrim e poashtu për sfidat me të cilat përballemi, të cilat do t’i tejkalojmë kur e kemi në krah aleatin tonë kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha tutje Osmani.