Osmani publikon foto me Trumpin pas ceremonisë së themelimit të Bordit të Paqes: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Osmani publikon foto me Trumpin pas ceremonisë së themelimit të Bordit të Paqes: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nënshkruar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes të presidentit amerikan Donald Trump në një ceremoni që është mbajtur të enjten në Davos të Zvicrës.

Para nënshkrimit, Osmani ia ka zgjatur dorën Trumpit dhe kanë biseduar për pak sekonda.

Presidentja Osmani ka publikuar një fotografi nga ceremonia me presidentin Trump duke shkruar: “SEPSE ALEANCA ME AMERIKËN ËSHTË RRUGA E VETME”.

Nënshkrimin në Bordin e Paqes të Trumpit sot e hodhën 19 shtete. Liderët e Argjentinës, Armenisë, Azerbajxhanit, Bahreinit, Bullgarisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Hungarisë, Indonezisë, Jordanisë, Katarit, Kazakistanit, Kosovës, Marokut, Mongolisë, Pakistanit, Paraguait, Arabisë Saudite, Turqisë dhe Uzbekistanit janë ata që kanë vënë firmat e tyre në ditën e themelimit të këtij bordi.

Trump e ka përshkruar organin e sapokrijuar si potencialisht “bordin më prestigjioz të formuar ndonjëherë”. Projekti e ka origjinën në planin e tij me 20 pika për armëpushim në Gaza, të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, por është zgjeruar shumë përtej mandatit të tij fillestar.

Trump tha që Bordi i Paqes do të punojë me Kombet e Bashkuara për t’i dhënë fund konflikteve në botë. 

Related Articles