Zyra e Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka lëshuar një komunikatë për media teksa sqaron ngjarjen e ditës së sotme për refuzimin e presidentës për t’iu përgjigjur pyetjes së gazetarës në lidhje me deklaratat e bashkëshortit të saj.
Presidenca ka thënë se Osmani “ka kërkuar t’i lë mediat prezente”, duke u krekosur kështu pse u lanë mediat të incizojnë në një hapësirë publike.
Tutje, në komunikat thuhet se Osmani nuk është përplasur me gazetarët, por ka kërkuar që pyetjet t’i shtrohen tjetër herë.
“Sqarim ndaj lajmit të sotëm të publikuar në disa media nga ceremonia e ndarjes së dekoratave për Arben Xheladinin e Mon Balajn dhe sipas të cilave “Presidentja Osmani është përplasur me gazetarët”
“Në fakt, siç shihet dhe dëgjohet nga incizimi, Presidentja Osmani ka kërkuar nga pjesëtarët e sigurisë t`i lënë mediat prezente, përkundër faktit se nuk kanë qenë të ftuara në ceremoni. Ngaqë ngjarja kishte karakter ceremonial, Presidentja ka kërkuar që pyetjet për çështje të tjera të shtrohen tjetër herë. Prandaj nuk ka pasur asnjë lloj përplasje siç është prezantuar në media”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Enigma/.