Me lot në sy, familjarët varrosin Jetmira Bekën që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj

Me lot në sy, familjarët varrosin Jetmira Bekën që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj

Sot i është dhënë lamtumira e fundit Jetmira Bekës, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Aachen të Gjermanisë.

Varrimi i të ndjerës u bë në varrezat e fshatit Zasellë të Mitrovicës.

Familjarë, miq e shumë qytetarë të pranishëm u panë me lot në sy në ceremoninë e varrimit.

Kujtojmë se të shtunën e javës së kaluar në parkingun e një qendre tregtare, dorasi e kishte therur viktimën në prani të motrës së saj.

Related Articles